Programi i inkubimit të bizneseve Idea-to-Scale është një program edukativ i inkubimit të bizneseve startup, i hartuar për t’i ndihmuar ndërmarrësit e rinjë t'i kthejnë idetë e tyre në biznese të suksesshme. Ky program synon të mbështesë dhe përshpejtojë rritjen dhe zhvillimin e startup-eve të reja dhe në faza të hershme. Programi në të vërtetë ofron një sërë resursesh dhe shërbimesh për të ndihmuar dhe motivuar startup-et që të bëhen pjesë e një ekosistemi të shëndoshë dixhital. Qëllimi i programit është të ndihmojë startup-et të realizojnë arritje kyçe, të tilla si lansimi i produktit sipas idesë së tyre biznesore.
Programi i inkubimit Idea-to-Scale është një sistem mbështetës për bizneset e hershme, i fokusuar në ofrimin e resurseve si sesione të konsulencës me ekspertë vendor dhe të huaj, sesione të punëtorive (workshop-eve) me ekspertë vendorë dhe të huaj, trajnime profesionale teknike dhe biznesore, hapësira për punë të përbashkët (coworking space dhe zyra), mentorim, mundësi rrjetëzimi në aktivitete të ndryshme, prezentim para grupi të palëve të interesit, seanca të konsultimeve dhe rishikimi i performancës do të realizohen individualisht me çdo startup, për t'iu ndihmuar në përsosjen e strategjive të tyre.
Ky program synon të ndihmojë startup-et të zhvillojnë dhe rrisin bizneset e tyre. Për sa i përket ekosistemit dixhital, Idea-to-Scale do të luajë një rol esencial në nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në industrinë e teknologjisë. Ne po e ofrojmë një platformë për ndërmarrësit në mënyrë që ata të ndihmojnë dhe t’i lansojnë produktet dhe shërbimet e reja dixhitale, në të njëjtën kohë do të ndihmojmë në lidhjen e startupeve me investitorët, klientët dhe partnerët e mundshëm. Për më tepër, duke mbështetur rritjen e startup-eve të reja dixhitale, programi do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin e një ekosistemi dixhital të pasur dhe të gjallë.
Ndiqni një program të zgjeruar për inkubimin e startup-it, idesë ose biznesit tuaj ekzistues:
Kjo është faza fillestare e procesit të inkubimit, ku startup-et përzgjedhen për të marrë pjesë në program. Ata do të kalojnë përmes një procesi të aplikimit. Përzgjedhja e ideve bëhet nga një komision i kualifikuar me profesionistë nga fusha të ndryshme të biznesit dhe vetëm startup-et më premtuese do të ftohen të prezantojnë idetë e tyre para komisionit.
Gjatë kësaj faze, ekipet e përzgjedhura të startup-eve marrin mbështetje dhe resurse nga inkubatori për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë biznesin e tyre. Kjo përfshin qasje në hapësirën e zyrës, mentorimin gjatë 12 muajve të programit, mundësitë e rrjetëzimit dhe qasje në mundësinë për investim.
Programi i inkubimit përfundon në ditën e prezantimit ku startup-et e përfundojnë programin Idea-to-Scale dhe i paraqesin idetë tek një audiencë e përzgjedhur me kujdes, duke përfshirë investitorë, konsulentë dhe të tjerë.
Për t'u kualifikuar për programin, aplikantët potencialë të inkubatorit "Idea-to-Scale" duhet t’i plotësojnë këto kritere të caktuara.